Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti presidentin e Këshillit të Çështjeve Publike të Myslimanëve në Amerikë, Salam Al-Marayati

Myftiu Tërnava priti presidentin e Këshillit të Çështjeve Publike të Myslimanëve në Amerikë, Salam Al-Marayati

Prishtinë,23 prill 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Presidentin e Këshillit të Çështjeve Publike të Myslimanëve në Amerikë (MPAC), z.Salam Al-Marayati.
Në këtë takim myftiu Tërnava pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, njohu ata mbi historinë, organizimin dhe aktivitetet e BIRK-ut, duke theksuar se ne vazhdimisht jemi përpjekur dhe kemi dëshmuar se shoqëria jonë kosovare është shoqëri që respekton diversitetin fetar dhe kulturor të të gjitha komuniteteve. Komunitetet fetare në Kosovë jetojnë në paqe, harmoni dhe dashuri njeri me tjetrin dhe asnjëherë nuk kemi pasur problem ndërfetare. BIRK angazhohet gjithnjë për një Kosovë ku të gjitha komunitetet fetare do të jetonin në tolerancë, paqe, harmoni dhe respekt njëri me tjetrin.
Myftiu po ashtu theksoi se populli i Kosovës gjithnjë do të jetë mirënjohës SHBA-ve për kontributin që kanë dhënë populli amerikan dhe administrata amerikane në ndihmë të popullit të Kosovës, para gjatë dhe pas luftës që po bëjnë në integrimin e vendit të tonë në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtare.
Nga ana e tij, Presidentii Këshillit të Çështjeve Publike të Myslimanëve në Amerikë (MPAC), z.Salam Al-Marayati falënderoi myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi angazhimin dhe kontributin e myftiut Tërnava dhe të institucionit të BIRK-ut në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, dhe se çmon kontributin e BIRK-ut që Kosova të jetë një vend ku të gjithë do të jetonin në tolerancë respekt dhe harmoni fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Haxhitë kosovarë përfundojnë haxhin dhe nisen për në Medine

21 gusht 2019 Me kryerjen e tavafit lamtumirës, haxhitë kosovarë kanë përfunduar obligimet…