Prishtinë, 24 prill 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Podujevës, Obiliqit dhe atë të Fushë Kosovës, në kuadër të takimeve rajonale me administratën dhe imamët e këshillave të BI-së. Në pritje të myftiut Tërnava në Podujevë ishte kryetari i KBI, Osman ef.Kurtolli, në KBI të Obiliqit Behar ef. Mjekiqi dhe në Fushë Kosovë Pajazit ef. Tërnava, të cilët e njohën myftiun me zhvillimet dhe punën që po bëhet në këto Këshilla.

Në të përveç tjerash u bisedua edhe për veprimtarinë e këtyre Këshillave, raportet Këshill imam dhe anasjelltas, veprimtaria dhe aktivitetet fetare, çështja e organizimit të Haxhit dhe Umres, çështja e pronave vakëfnore etj.

Myftiu Tërnava më tutje shprehi falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre.

Një prej çështjeve që u diskutua ishte edhe largimi i të rinjëve nga Kosova. Myftiu Tërnava tha se ky është një shqetësim serioz, andaj ne si Bashkësi Islame, por edhe institucionet e tjera shtetërore, duhet bashkërisht të veprojmë, që ta përmirësojmë gjendjen dhe ta ndalojmë këtë ikje marramendëse nga Kosova.

Ai poashtu ka përgëzuar administratën dhe imamët pë punën dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë imamët që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIKR-ut, pastaj të ketë bashkëpunim në mes të imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare. Një theks të veçantë, Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…