Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti në takim z. Mahmud Najadin

Myftiu Tërnava priti në takim z. Mahmud Najadin

17 tetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti  në takim drejtorin e Komitetit për Ballkan, Evropë dhe Amerikë, z. Mahmud Najadin, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Myftiu Tërnava, pasi i uroi mirëseardhje në selinë e BIRK-ut, e falënderoi z. Najadin, popullin dhe qeverinë e Kuvajtit  dhe çmoi lart bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm me të dhe ndihmën që po japin për ndërtimin e Kosovës dhe theksoi se populli i Kosovës asnjëherë nuk do të harrojë ndihmën e pakursyer të Kuvajtit para, gjatë dhe pas luftës së fundit si në aspektin humanitar ashtu edhe në atë social. Myftiu Tërnava po ashtu theksoi se në koordinim me shoqatën “Ringjallja e Trashëgimisë Islame” nga Kuvajti jemi duke realizuar shumë projekte të përbashkëta dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, drejtori i Komitetit për Ballkan, Evropë dhe Amerikë, z. Mahmud Najadi, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me Kryesinë e BIRK-ut duke nënvizuar se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë e të qëndrueshëm dhe premtoi se edhe në të ardhmen do ta ndihmojë Kosovën  në projekte të ndryshme në të mirë të popullatës së saj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

18 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë …