Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e firmës “ Baykal” z. Baykal

Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e firmës “ Baykal” z. Baykal

Prishtinë, 26 qershor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim presidentin e firmës për makineri “Baykal” nga Turqia, z. Sulhi Baykal-in dhemenagjerin e eksportit Servet Canpol, që i shoqëronte dr. Rexhep Boja.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava shprehu falënderim për shtetin dhe për popullin e Turqisë që vazhdimisht kanë ndihmuar popullin e Kosovës dhe për investimet, të cilat janë bërë për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ai më pas i njohu mysafirët me veprimtarinë dhe aktivitetetet e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe dhe me kontributin që ajo është duke dhënë në shoqëri për një ambient të qetë e të sigurt, ku të gjithë pjesëtarët e feve të ndryshme të jetojnë në paqe dhe në harmoni fetare.

Edhe mysafirët falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen duke shprehur bindjen se BIRK-u është institucion që ka peshën dhe rëndësinë e vet të veçantë në zhvillimet e vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim z. Mahmud Najadin

17 tetor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti  në taki…