Prishtinë, 10 tetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti sot në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, të prirë nga Adnan Ertem, i cili shoqërohej nga Hurata Ali, Sengul Koncagul dhe Keriman Dursun.

Myftiu Tërnava e njohu delegacionin me zhvillimet dhe organizimin e jetës fetare në vend. Ai çmoi kontributin dhe ndihmën e madhe që ka dhënën Republika e Turqisë për popullin e Kosovës, si dhe për ndihmën e ofruar për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Myftiu Tërnava po ashtu falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë për ndihmën që kanë dhënë në ngritjen e infrastrukturës së BIRK-ut, sidomos në restaurimin e monumenteve dhe trashëgimisë kulturo-historike.

Mysafirët nga Turqia shprehën falënderime për mikpritjen nga Myftiu Tërnava dhe theksuan se edhe më tutje do të jenë në ndihmë të BIRK-ut për projektet e ardhshme.

Bashkëpunimi i Bashkësisë Islame të Kosovës me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë ka shënuar rritje në disa fusha të rëndësishme, me theks të veçantë në fushën e restaurimeve të monumenteve të trashëgimisë si dhe ndihmave sociale.

Gjatë ditës delegacioni do ta vizitojë Gjakovën dhe Prizrenin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…