Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti në takim ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel

Prishtinë, 20 janar 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti ambasadoren franceze në Kosovë znj.Marie-Christine Butel.

Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje ambasadores Marie-Christine Butel, me këtë rast falënderoi për vizitën dhe njëherit i shprehu mirënjohje dhe konsideratë për kontributin e Francës dhe popullit francez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës si dhe për ndërtimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës.

Myftiu Tërnava në vazhdim e njohu ambasadoren znj.Butel me organizimin dhe punën e BIRK-ut si dhe me angazhimin dhe përkushtimin e këtij institucioni që Kosova të vazhdojë të jetë vend, ku të gjitha bashkësitë fetare respektojnë, duanënjëri-tjetrin dhe jetojnë në harmoni të plotë fetare.
Nga ana e saj, ambasadorja e Farncës, znj.Marie-Christine Butel, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe falënderoi Myftiun Tërnava dhe Kryesinë e BIRK-ut për angazhimin dhe punën që po e bëjnë që shteti i Kosovës të jetë një vend demokratik, ku respektohen të drejtat e të gjitha komuniteteve fetare dhe vend, ku toleranca dhe harmonia ndërfetare janë karakteristikë dhe të gjitha komunitetet në Kosovë jetojnë në mirëqenie, prosperitet e paqe.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U nis grupi i radhës për kryerjen e Umres

Prishtinë,19 shkurt 2020 Sot, më 19 shkurt, nën organizimin e Kryesisë së &…