Konkurs Prishtinë, 21 janar 2020 Produksion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, shpall Konkurs Për angazhim në punë provuese për këto pozita: 1. Një moderator 2. Një gazetar 3. Një teknik në studio Kushtet – Të njohë punën me kompjuter (programet: word, exel, photoshop) – Të njohë mirë drejtshkrimin e gjuhës shqipe – Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe me fleksibilitet në kryerjen e detyrave – Për dy pozitat e para kandidati duhet të ketë zë fonik për leximin e tekstit në produksion – Ndërsa për pozitën e tretë, kandidati duhet të njohë punën me kompjuter (programet që janë të nevojshme për mbarëvajtjen e teknikës në studio) Përparësi, diploma e arsimit të lartë, përvoja e punës në medie dhe njohja e gjuhës angleze Konkursi është i hapur 10 ditë nga dita e publikimin në web-faqen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Të interesuarit mund të aplikojnë gjatë ditëve të punës nga ora 10:00 deri në orën 14:30.