Ballina Lajme Myftiu Tërnava i jep mirënjohje ish-arkivistit të Kryesisë, Salih ef. Jasharit

Myftiu Tërnava i jep mirënjohje ish-arkivistit të Kryesisë, Salih ef. Jasharit

Prishtinë, 26 qershor 2019
Me rastin e pensionimit të arkivistit të Kryesisë Salih ef. Jashari, Kryesia e BIRK-ut organizoi një manifestim rasti, ku u nderua kontributi jetësor i tij për ngritjen, mbarëvajtjen, zhvillimin dhe avancimin e administratës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Në këtë eveniment morën pjesë Myftiu Naim ef. Tërnava me stafin e tij, përfaqësues nga Fakulteti i Studimeve Islame, Medreseja Alaudin, dhe pjesëmarrës të tjerë.
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili çmoi kontributin dhe punën e ish-arkivistit Salih ef. Jashari duke e uruar për shkuarjen në pension. “Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dëshiroj të falënderoj z. Salihun për kontributin që ka dhënë për dekada me radhë në BIK në veçanti për ngritjen e administratës së BIK-ut dhe për këtë lut Zotin xh.sh që ta shpërblejë më të mira e tij në këtë dhe botën tjetër, si dhe t’i falë shëndet dhe ardhmëri, mirëqenie e kënaqësi në gjirin familjar. Ne do t’i jemi mirënjohës për gjithë atë që ka bërë për BIK-un”, – tha Tërnava.
Po ashtu Myftiu Tërnava falënderoi edhe stafin e tij që janë duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për avancimin e proceseve të Kryesisë së BIRK-ut.
Nga ana e tij, z. Sali Jashari falënderoi Kryesinë e BIRK-ut dhe Myftiun Tërnava për këtë organizim dhe për mirënjohjen që iu dha dhe për respektin e treguar. Ai tha se ka pasur përkrahjen e të gjithëve duke falënderuar të gjithë ata me të cilët kishte bashkëpunuar.
Në fund të këtij takimi, Myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së BIRK-ut ish-arkivistit Jashari, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij tëdhënë në këtë institucion, i dha një mirënjohje dhe një dhuratë simbolike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

103 tituj nga botimet e Kryesisë së BIRK-ut edhe për Bibliotekën ndërkomulane të Prizrenit

Me 14 nentor Drejtori për veprimtari botuese i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës…