Ballina Lajme Myfti i Kosovës u zgjodh Naim Tërnava

Myfti i Kosovës u zgjodh Naim Tërnava

Prishtinë, 27 tetor 2018

Në mbledhjen e sotme,Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Trupin Zgjedhor të Bashkësisë Islame të Kosovës e përbëjnë 60 anëtarë (30 anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, 28 kryetarët e këshillave vendorë , dekani i FSI-së dhe drejtori i Medresesë).

Kandidatë të propozuar për Myfti ishin Naim Tërnava dhe Reshat Mexhidi.

Tërnava mori 52 vota, ndërsa kundërkandidati Reshat Mexhiti 6 vota, dy vota ishin të pavlefshme.

Pas zgjedhjes, Myftiu Tërnava para Trupit Zgjedhor paraqiti për miratim edhe anëtarët e Kryesisë: Ahmet Ramën për rajonin e Prishtinës, Ejup Hazirin për rajonin e Mitrovicës, Musli Arifajn për rajonin e Pejës, Valot Myrtën për rajonin e Gjakovës, Reshat Mexhidin për rajonin e Prizrenit, Fehmi Mehmetin për rajonin e Ferizajt, Ilmi Krasniqin për rajonin e Gjilanit dhe Sulejman Fejzullahun për rajonin e Preshevës.

Trupi Zgjedhor me shumicën absolute të votave miratoi përbërjen e Kryesisë së BIK-ut.
Ndërkaq, po sot paradite u bë edhe konstituimi i Kuvendit të ri të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Pas verifikimit të mandateve të kuvendarëve, u bë edhe zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit dhe komisioneve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës u zgjodh Ajni Sinani, ndërsa nënkryetar Agim Hyseni.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se, në aksionin e ndërmar…