Me ftesë zyrtare nga Ministria e Çështjeve dhe Vakëfeve Fetare nga Mbretëria e Arabisë Saudite, një delegacion prej 13 vetash nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), udhëhequr nga Myftiu i Republikës së Kosovës – Mr. Naim ef.Tërnava, qëndruan për vizitë dyjavore në Mekë, Medinë dhe Riad. Në Medinë Myftiu Tërnava pati një takim me Rektorin e Universitetit të Medinës – Dr. Muhamed El Ukle, i cili mysafirëve nga Kosova u bëri një mikpritje bujare në ambientet e Universitetit dhe, për nder të tyre, shtroi drekë dhe darkë.

Myftiu u interesua për gjendjen dhe suksesin e studentëve kosovarë që studiojnë aty. Rektori El Ukle premtoi se në të ardhmen do të shtohet numri i studentëve kosovarë. Në këtë takim u iniciua projekti për arritjen e një marrëveshjeje – “memorandumi mirëkuptimi” në mes universitetit islamik ”Xhamiatul Islamije” të Medinës dhe Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Kjo marrëveshje përfshin shkëmbimin e përvojave në mes Bashkësisë Islame të Kosovës- Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) të Prishtinës, dhe universitetit islamik, ”Xhamiatul Islamije” të Medinës, për shkëmbim përvojash, organizim të seminareve, konferencave shkencore etj.. Ky projekt, sipas Rektorit El Ukle, do të realizohet shumë shpejt. Për këtë çështje u bisedua po ashtu edhe me prorektorin – Dr. Abdurrahman Kadah, i cili ishte i ngarkuar me këtë çështje ku edhe u hartua projekti i marrëveshjes për memorandum bashkëpunimi në mes BIK-së dhe Universitetit të Medinës, që pritet të finalizohet shumë shpejt. Më pas delegacioni vizitoi fushëbetejën e luftës së Bedrit, ku kishte ndodhur ballafaqimi i parë në mes besimtarëve dhe mushrikëve dhe ishte arritur një fitore e pastër islame. Edhe pse të gjithë anëtarët e delegacionit kishin vizituar më parë këtë vend, emocionet që u krijaun gjatë vizitës si grup, lënë mbresa të veçanta, të gjata dhe të paharruara tek secili.{jathumbnail}

Myftiu Tërnava, nga ana e tij, gjatë kësaj vizite nuk përtonte fare të sillte të dhëna për ndodhi e ngjarje,  dhe storie duke e sqaruar e detajizuar ngjarjet që u kanë ndodhur myslimanëve në këtë betejë historike. Delegacioni vizitoi po ashtu edhe kodrën e Uhudit .Po atë ditë, me kërkesë të studentëve të Medinës, delegacioni, edhe pse kishte një axhendë tepër të ngjeshur, pranoi ftesën e studentëve për një takim, ku të diskutohej për kushtet dhe brengat e tyre. Ai qe një takim shumë frytdhënës, edhe pse nuk ishin të pranishëm as gjysma e studentëve, sepse ato ditë mbaheshin provimet e fundvitit. Megjithatë, studentët bënë një pritje vëllazërore dhe shfaqën respekt të veçantë për këtë vizitë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…