Myftiu i Republikës së Kosovës  Mr.Naim ef.Tërnava, me bashkëpunëtorët, u prit në vizitë zyrtare nga zv/Ministri i Çështjeve të Fesë i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al-Amar, i cili i shprehu mirënjohje dhe falënderim për punën madhore që është duke bërë Myftiu në shërbim të Islamit dhe Kosovës.

Myftiu, nga ana e tij, falënderoi autoritetet saudite që kanë ofruar ndihmë për Kosovën në kohën kur më së shumti kishte nevojë për dorën e ndihmës dhe sidomos gjatë kohës së luftës në Kosovë, por edhe në periudhën e emergjencës – ndihma të  shumta për popullatën e Kosovës. Ai theksoi edhe marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin shumë të ngushtë në mes BIK-së dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite dhe premtoi se ky bashkëpunim do të thellohet e zgjerohet: “Ne kemi dorëzuar një Projekt në Ministrinë Tuaj për të ndihmuar në ngritjen e disa xhamive dhe vakëfeve, që do të ndërtojë BIK, sigurisht në bashkëpunim me ju dhe besoj se kjo kërkesë tashmë është aprovuar dhe inshalla, të fillojmë sa më shpejt ndërtimin e 17 xhamive të reja në Kosovë”, – i tha Myftiu Tërnava zv/ Ministrit, Abdul Aziz Al- Amar.Nga ana e tij Zv/Ministri Al-Amar tha se vendi i tij ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën. “Ne si shtet jemi të përkushtuar që të ndihmojmë e përkrahim Kosovën në forumet dhe organizmat ndërkombëtarë” – tha Zëvendësministri saudit. {jathumbnail}Ndërkaq, për bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe shtetin e Kosovës, ai tha se do të shohin rrugët më të mira për të bashkëpunuar dhe për të investuar në krijimin e vakëfeve të reja, pa lënë anash fushat e tjera.
Po ashtu, Myftiu Tërnava pati një takim me Dr Salih Husejn el Aid, Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për çështje fetare. Gjatë këtij takimi Dr. Salih Husejn el Aid, i konfirmoi  Myftiut Tërnava se projektet për  ndërtimit të xhamive dhe vakëfeve u janë ofruar që nga viti 2008 janë aprovuar. Ai poashtu ka falënderuar Myftiun Tërnava edhe për mënyrën dhe formën e kompletimit të dokumentacionit që është kërkuar nga ky institucion.  Ai ka shtuar  se vendi i tij ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën.  Poashtu në këtë vazhdë Myftiu Tërnava  pati edhe një takim  ku morrin pjesë shumë personalitete  me ndikim në politikën e këtij shteti. Myftiu Tërnava  në këtë takim mbajti fjalën kryesore, kur paraqiti historikun, organizimin, arritjet dhe sfidat e BIK-së dhe të institucioneve të saj. “Ne si Bashkësi Islame, gjatë luftës kemi qenë të dëmtuar rëndë, afro 50% të objekteve tona qenë shkatërruar, mirëpo pas luftës, falë organizimit të mirë të BIK-së, xhematit dhe ndihmës së donatorëve nga vendet arabe, prej të cilave prin Mbretëria e Arabisë Saudite, kemi arritur që t’i sanojmë dëmet e luftës”- ka thënë, ndër të tjera, Myftiu Tërnava. Ai po ashtu ka dhënë një intervistë për Radio Kurani Kerimin, ku prezantoi gjendjen dhe situatën që po kalon Kosova si shtet i ri dhe problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe sfidat që ka përpara.
Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorët, pati edhe disa takime me personalitete të rëndësishme, si me drejtorin e Organizatës “El Vakf el Islami”, Muhamed El Kethiri, pastaj me Dr. Abdulhameed Al- Mazrou, zv/Sekretar i përgjithshëm i Zyrës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në organizatën“VAMY”. Një takim më të veçantë patie me Dr. Adil Esh-Shidin, zv/Sekretar i Ligës së Botës Islame, prej të cilit Myftiu Tërnava kërkoi  që të ndikojnë në vendet islame të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Në këtë takim u bisedua rreth njohjeve dhe zhvillimeve ekonomike e sociale të Kosovës si shtet i ri dhe atij iu kërkua të bëjë trysni më shumë tek shtetet islam,e që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Myftiu në vazhdën e takimeve zyrtare pati takim me Ibrahim Abdollah Al- Khuzayem, drejtor ekzekutiv i ‘The Islamic Solidary Found”, pastaj një takim vëllazëror  dhe qëndrim në Ambasadën e Republikës së Kosovës, me Ambasadorin Dr. Rexhep Boja, të cilin e uroi për emërimin e tij Ambasadorë në Riad. Vizita  zyrtare dy javore  e delegacionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës  në  në Arabin Saudite,  ishte e frytshme dhe e suksesshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…