Prishtinë, 24 dhjetor 2013
Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të Fondacionit Kuvajtian të Vakëfeve,  Prof. Dr Abdulmuhsin el–Kharafi, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë, Vedat Sahiti dhe asistenti i kabinetit Besim Mehmeti po merrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Vakëfeve me rastin e 20 vjetorit të themelimit të këtij fondacioni me vendim të Emirit të Kuvajtit me 1993.

Gjatë kësaj vizite Myftiu Tërnava është takuar me  personalitete të rëndësishme të Kuvjatit, si me  ministrin e Drejtësisë dhe Çështjeve fetare,  Shejh Sharida Muasherxhi, si dhe me përfaqëuesit e 20 shteteve të ndryshme nga vendet e ndryshme.
Në konferencë këshilltari i Kryesisë, Vedat Sahiti, mbajti një prezantim për vakëfet në Kosovë dhe prezantoi projektin madhor që ka filluar Kryesia e Bashkësisë Islame për Monografinë e Xhamive në Kosovë, me ç’rast foli për rëndësinë e dokumentimit dhe evidentimit të objekteve fetare dhe atyre të vakëfeve në përgjithësi. Projekt ky që zgjoi kërsherinë e pjesëmarrësve, të cilët shprehën interesimin e madh që edhe vendet tjera të fillojnë me dokumentimin dhe rivitalizmin e xhamive.{gallery}kuvajt1213{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…