Nga vizita në Kuvajt

Myftiu i Kosovës, më 25 dhjetor, u prit nga Këshilltari i lartë i Emirit të Kuvajtit, ish ministri i drejtësisë, përfaqësuesi i sekretarit të OKB për çështje  humanitare në Kuvajt, dhe kryetari i bordit të Organizatës IICO të Kuvajtit dr. Abdullah al Matuk  në zyrën e tij.

Nikoqiri fillimisht dhe i dëshiroi mirëseardhje Myftiut duke theksuar se ndihet i nderuar me këtë vizitë. Nga ana e tij Myftiu i Kosovës Naim ef Tërnava falënderoi nikoqirin dhe Emirin e Kuvajtit për përkrahjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu ai falënderoi nikoqirin për ndihmat e ndryshme që ka ofruar populli dhe qeveria kuvajtiane Kosovës. Myftiu njoftoi nikoqirin për zhvillimet në Kosovë dhe për punën dhe veprimtarinë e BIK-së dhe njëherazi  ftoi qeverinë dhe biznesmenët  kuvajtian që të investojnë në Kosovë në sfera të ndryshme. dr. al Matuk premtoi një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen si dhe përkrahjen e BIK-së në disa projekte infrastrukturore, duke shprehur edhe gatishmërinë e Kuvajtit për të përkrahur Kosovën në sfera të ndryshme. Ai gjithashtu premtoi përgjigje ftesës së Myftiut për një vizitë zyrtare në një të ardhme të afërt në Republikën e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

ALSAR I DHURON BOTIMET E TIJ BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

Në kuadër të projektit “Libri, dhurata më e çmuar” Fondacioni “ALSARR…