Prishtinë, 13 nëntor 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të muajit të lindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s., apo siç njihet ndryshe edhe si muaj i Mevludit ,organizoi manifestim kushtuar kësaj date historike. Manifestimi është mbajtur në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Në këtë eveniment mori pjesë kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, dekani i FSI-së Dr.Fahrush Rexhepi,përfaqësues nga Medreseja Alaudin,ambasadori i Republikës së Turqisë, z.Çari Sakar, z. Sabri Akpolat, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanet-in e Turqisë, z.Nevzat Sabri Akın, këshilltar për çështje fetare në Ambasadën turke, pastaj përfaqësuesit e Këshillave të BI-së, imamë, pedagogë, nxënës e studentë, personalitete të jetës kulturore si dhe të ftuar e xhematli të tjerë.

Manifestimi nisi me recitimin e disa pjesëve kuranore nga Egzon Ibrahimi, ndërsa për rëndësinë e manifestimit kushtuar Muhamedit a.s. para të pranishmëve një ligjëratë të shkurtër e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili ndër të tjera tha: “Më lejoni që, në emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve dhe organeve të saj dhe në emrin tim personal, nëpërmjet këtij manifestimi t’ju uroj e t’ju përgëzoj për fillimin e aktiviteteve tona kushtuar lindjes së Pejgamberit tonë Muhamed Mustafasë a.s. Këto manifestime për këtë vit i hapim pikërisht sot nga ky vend, nga salla e amfieteatrit të FSI-së, ku jemi tubuar që bashkërisht të rikujtojmë ardhjen e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s.. Prandaj, në këtë muaj kaq madhështor e shumë domethënës, le ta madhërojmë Allahun dhe të kërkojmë bekimet e Tij, kurse përshëndetje, salate e selame le t’i dërgojmë Pejgamberit të Tij të fundit, Muhamedit a.s., familjes së tij dhe të gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.Myftiu Tërnava u shpreh Besimtarët myslimanë anekënd botës, 12 rebiul-evvelin e shënojnë me aktivitete të ndryshme, duke rikujtuar lindjen, jetën dhe misionin e të Dërguarit tonë të fundit, Muhamedit a.s., të cilit iu shpall nga Allahu xh.sh. Kurani, e nëpërmjet tij edhe neve, që të na rregullojë jetën në këtë botë dhe të përgatitemi për botën tjetër. Manifestimi i Ditëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s. si tek të gjithë popujt myslimanë, edhe te populli ynë, ka një traditë po aq sa edhe prania e fesë islame në këto troje, dhe si i tillë është i shtresuar thellë në identitetin fetar e kulturor të populli tonë, aq sa ka marrë edhe karakter të një manifestimi thuajse gjithëpopullor.“Nuk është e largët koha kur populli ynë, por edhe popujt përreth të besimit islam muajin rebiul-evvel e kalonin në kërkim të njohjes së personalitetit të Pejgamberit a.s., dhe këtë e bënin nëpërmjet derseve, ligjëratave, ibadeteve e debateve, për dhe rreth jetës së Muhamedit a.s., rreth fesë e dinit islam. Por s’ka dyshim se kontribut të madh në këtë drejtim kishte dhënë ulemaja jonë, që kishte emancipuar e vetëdijesuar dhe kishte përgatitur masën e besimtarëve shpirtërisht e emocionalisht për ta njohur, dashur, respektuar e çmuar ashtu siç e meriton Resullullahu a.s..”tha mes tjerash myftiu Tërnava. Në përfundim të fjalës së tij Myftiu Tërnava tha se kemi një traditë të kahershme për përkujtimin dhe manifestimin e ditëlindjes së Pejgamberit a.s., atëherë lusim që kjo traditë të kultivohet sa më shumë në familjet tona, në shtëpitë tona, në xhematet dhe xhamitë tona, në mejtepet, medresetë dhe kudo tjetër.

Më pas ligjëratë me temë Pejgamberi ynë dhe familja,mbajti z. Sabri Akpolat, anëtar i Këshillit të Lartë për Çështje Fetare në Dijanet-in e Turqisë i cili, pos të tjerash, nënvizoi se nuk ka nevojë të shpjegohet se sa është e rëndësishme për myslimanët dhe për njerëzimin lindja e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. “Në këtë vit e shoh si shumë të qëlluar që si temë kryesore të jetë: “Pejgamberi ynë dhe familja”. Komunitetet paqësore dhe të lumtura formohen nga familjet e lumtura. Si në çdo çështje edhe në këtë çështje jeta e Pejgamberit a.s. është një ndriçues i rrugës. Familja për një shoqëri, për fëmijët tanë është si tokë pjellore. Rritja e frytit varet nga cilësia e tokës në të cilën është mbjellë. Si jeta në familje, edhe edukimi që jepet në familje është një tregues i rëndësishëm për sukseset e fëmijëve tanë. Adresa e parë ku fëmija merr mësim është familja. Mësim i drejtë i fesë fillon në familje. Siç dihet, qetësia në familje dhe mësimi i drejtë i fesë ka një ndikim të madh në aspektin global. Për këtë arsye të gjithë ne kemi përgjegjësi të mëdha në mësimin e drejtë të fesë”- tha Akpolat, duke përfunduar se festimi i Javës së Mevludit në Kosovë ka rëndësi të madhe në aspektin e mësimit të fesë. fesë.

[srizonfbalbum id=35]

Edhe z.Nevzat Sabri Akın, këshilltar për çështje fetare në Ambasadën turke mori fjalën duke falënderuar edhe në emrin e ambasadorit Sakar nga Turqia, për organizimin e këtij evinimenti dhe tha se kjo është një ngjarje që duhet ta shënojmë dhe Pejgamberi a.s, ishte mostra dhe shembulli më i mirë për ne.

Haxhi Selim Buzolli këndoi pjesë nga “Mevludi” i Tahir efendi Popovës, këndimi i tij u dëgjua me shumë vëmendje nga të pranishmit.

Ndërsa, duanë e Mevludit e bëri z.Nevzat Sabri Akın, këshilltar për çështje fetare në Ambasadën turke.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …