Prishtinë, 20 mars 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Ai fillimisht falënderoi anëtarët e Kryesisë për kontributin që janë duke dhënë në të mirë të fesë dhe popullit tonë. Myftiu Tërnava këtë mbledhje e filloi duke përmendur kalimin në ahiret të drejtorit të Financave në Kryesinë e BIRK-ut, Kasim ef. Gërgurit, për të cilin më pas kënduan një Fatiha dhe bënë lutje që Zoti ta ketë marrë me mëshirën e Tij dhe ta gradojë me xhenet.

Mbledhja më pas vazhdoi me pikat e rendit të ditës, e që ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kryesisë për vitin 2018, shqyrtimi dhe miratimi i pasqyrës financiare për vitin 2018, shqyrtimi dhe miratimi i raportit të firmës audituese për veprimtaritë financiare të Kryesisë për vitin 2018, përgatitja e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të BI-së së Kosovës, shqyrtimi i lëndëve dhe marrja e vendimeve nga kompetencat e Kryesisë, si dhe pika të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…