Prishtinë, 11 tetor 2015

Kualifikimi direkt i kombëtares shqiptare për Kampionatin evropian të futbollit “France 2016” është ngjarje e veçantë dhe moment historik për ne. Sonte djemtë Kuq e Zi bënë realit ëndrrën e kamotshme të sportdashësve tanë, shkruan historinë, arritën atë që moti e kemi pritur, kualifikimin për Kampionatin Evropian.

Përgëzoj djelmoshat tanë, përgëzoj udhëheqësit e drejtuesit e kombëtares si dhe uroj nga zemra të gjithë shqiptare kudo për këtë rezultat të arritur duke ju dëshiruar suksese edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Gjithherë në mbështetje e përkrahje të kombëtares.

Respekt e mbarësi,

Zoti na ndihmoftë!

 Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…