Në ditën e dytë të muajit të bekuar të Ramazanit, (10 korrik), pronari  restorantin “Park”, (Kaçanik),  Vebi Koxha, si tradicionalisht edhe në këtë Ramazan, shtroi iftar të përbashkët ku përpos përfaqësuesve të Këshillave të Bashkësisë Islame të Ferizajt, Kaçanikut, hoxhallarë, xhematlinj,  të ftuar ishin edhe përfaqësues  nga Kryesia e BIK-së nën udhëheqjen e Myftiut të Republikës së Kosovës mr. Naim ef Tërnava.

Me këtë rast një fjalë rasti mbajti Myftiu Tërnava, i cili   luti Allahun xh.sh që agjërimin tonë të na e pranojë dhe njëherazi  falënderoi  shtruesin e këtij iftari duke e lutur Allahun xh ,sh, që ta begatoj me të mirat e Tij të pakufishme në këtë dhe në botën tjetër. Ai mes tjerash tha se edhe në këtë vit sikurse viteve të kaluara  BIK-së, ka  bërë të gjitha përgatitjen  që në këtë muaj të ketë aktiviteteve të ndryshme fetare nëpër  xhamitë e Kosovës, ku në këtë muaj shtohet numri i xhematit dhe imamët si  çdo herë të jenë më afër dhe në shërbim të xhematit. Në këtë vit kemi sjellë në Kosovë 40 imam nga Libia dhe Turqia, shumica e tyre janë hafiza që do të jenë në shërbim të  xhematit tonë  dhe lus të gjithë imamët që mos të hezitojnë dhe të na kontaktojnë në mënyrë që këta hafiza të  jenë mysafir nëpër xhamitë e tyre për ta begatuar edhe më shumë atmosferën e këtij muaji të bekuar.

Në këtë iftar morën pjesë  edhe dy mysafir nga Libia që kanë ardhur  si mysafir të BIK gjatë muajit të ramazanit dhe njëherazi falënderuan Myftiun Tërnava  për të marrur pjesë në aktivitetet e Ramazanit  dhe në iftarin që  u shtrua për ta. Ata u impresionuan me atmosferën që po mbretëron në xhamitë e Kosovës e sidomos me pjesëmarrjen dhe prezencën e xhematit në namazet e teravive. {gallery}iftarpark{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…