Të premten më 12 korrik 2012, para namazit të xhumasë në qytezën e Fushë-Kosovës, në një ceremoni rasti u vu gurthemeli i xhamisë së re,ku qe i pranishëm Myftiu i Kosovës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i Fushë- Kosovës, Burim Berisha, drejtori i Wakful- Islamit, dr. Abdurrezak, drejtuesit e KBI së Fushë-Kosovës të prirë nga kryetari Pajazit Tërnava si dhe shumë besimtarë e të ftuar të tjerë .

Myftiu Tërnava pasi i përshëndeti të pranishmit  dhe ua uroj muajin e Ramazanit, falënderoj Kuvendin Komunal dhe donatorin  dhe të gjithë ata që kontribuuan për fillim e këtij projekti të nevojshëm për banoret e  Fushë-Kosovës që nuk do jetë vetëm xhami por një kompleks i tërë.
“Populli ynë ka dhënë një kontribut të madh që të ketë institucionet e veta, e po shihet se pa institucionet tona, pa shtetin ton, nuk kemi pasuar mundësi që të ndërtojmë as xhami, as shkolla, as rrugë , as spitale asgjë, e sot në Kosovën e lirë kemi mundësi ‘ti bëjmë të gjitha së bashku”- tha Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Burim Berisha -kryetar i Fushë-Kosovës, tha: “Ne si popull kemi nevojë për objekte shpirtërore, ne kemi nevoje që pas asaj që kemi përjetuar, te kemi vend ku do të predikohet besimi, ku do të predikohet paqja, ku do të predikohet liria, vend ku do te predikohet zhvillimi e toleranca dhe gjithë ajo që na karakterizon si besim e si popull qe jemi ne.”
përshëndeti edhe drejtori i Wakful Islam, dr. Abdulrezaku dhe kryeyari i KBI së Fushë-Kosovës, Pajazit Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…