Ballina Lajme Këshilli i Bashkisë Islame në Vushtrri iftar me qytetarë

Këshilli i Bashkisë Islame në Vushtrri iftar me qytetarë

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri më 19 korrik 2013, në fushën sportive  “El Clasiko”  shtroi iftar për 1 500 qytetarë të Vushtrrisë e rrethinës, e ku qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, Ministri i shëndetësisë , dr. Ferid Agani i cili njëherësh është edhe kryetar i PD-së, si dhe shumë të ftuar të tjerë nga Prishtina, Mitrovica, Skenderaj etj.

 Pasi i përshëndeti e përgëzoj organizatorët, donatorët dhe të pritshmit, Myftiu Tërnava ndër të tjerat tha: “Jemi në ditët e para të muajit të bekuar të Ramazanit, jemi duke e kryere edhe një obligim fundamental të islamit. Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin i madhi Allah e zbriti Kurnain udhërrëfyes për njerëzimin. edhe në Kosovë ne po dëshmojmë me forcën e imanit, me forcën e besimit duke i  thënë Allahut në çdo moment  O Zot, ne besuam në porositë e tua dhe do vazhdojmë të besojmë kështu brez pas brezi deri në Kijamet”.

Më tutje duke folur për rëndësinë që ka liria e vendit,  Myftiu u shpreh: “Vëllezër të nderuar në Kosovën tonë të lirë ka mundësi që kështu të bashkuat të bëjmë iftar, ngase liria është që i sjell një populli çdo gjë, i sjell të mira nga të gjitah segmentet e jetës, ndaj në një vend të lirë edhe aktivitetet fetare zhvillohen lirshëm dhe kështu kemi mundësi që ti përmbushim të gjitha obligimet  dhe nevojat tona në liri të plotë”.

Ministri  i shëndetësisë, dr. Ferid Agani u shpreh, është kënaqësi e madhe që edhe në shtetin tonë ka qytetarë besimtarë, ka popull që është në nivel të përgjegjësisë dhe i përgjigjet  ftesë së Krijuesit në mënyrën më të bukur, në mënyrë më të disiplinuar , në mënyrën më të rregullt.

Ndërkaq  në emër të këshilli të BI së Vushtrrisë përshëndeti kryetari, Shemsi ef. Rrahimi i cili falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në iftar dhe tha:  “Jam i vetëdijshëm që secili nga ju në shtëpitë tuaj kishit për të bërë iftar më mirë se këtu, mirëpo qëllimi ynë ka qenë që të jemi bashkë  në këtë muaj ta madhëruar.”

Ky ifat u sponsorizua nga Sultan Seid el-Mensuri -ministër i Ekonomisë, EBA dhe Xhemal Matar el-Hajj-Zv. drejtor Ekzekutiv i Punëve Ndërkombëtare dhe Telekomunikacionit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Promovohet libri me poezi “Burrnia foli” e autorit Burhan Fili

Prishtinë, 20  shtator 2019 Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë…