Ballina Njoftime DEKLARATË PËR OPINION

DEKLARATË PËR OPINION

Prishtinë, 10 korrik 2014
Veprimet e ditëve të fundit të cilat po zhvillohen në Mitrovicën e Veriut me ç’rast po bëhen të ashtuquajtur “Parku i Paçes” e më pas edhe sheshi Car Llazarit, ne  Bashkësia Islame jemi atakuar drejtpërsëdrejti në pronën tonë, në të cilin vend ka qenë xhamia e njohur me emrin “Xhamia e Ibrit” e ndërtuar më 1878. Nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës jemi njoftuar se pikërisht në truallin – vendin ku deri në vitin 1999, ka qenë  “Xhamia e Ibrit”, e të cilën forcat serbe e shkatërruan deri në themel, tani strukturat “legale” të Mitrovicës së Veriut, 15 vjet pasi e shkatërruan xhaminë tani duan që të tjetërsojnë edhe truallin e saj, duke pretenduar  ndërtimin e një  sheshi.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës e dënon ashpër këtë veprim tendencionoz që në thelb ka spastrimin etnik e fetar të asaj pjese të Kosovës nën vellon e krijimit të kushteve për komunitetin.  As kush nuk ka të drejt të tjetërsoj pronën e huaj, e aq më pak edhe të ndërtoj mbi te, veçmas kur kjo bëhet nga të zgjedhurit e popullit na kujton ditët e pushteteve që tashmë i takojnë të kaluarës. 
            Krahas dënimit të këtij akti të turpshëm, qyqar dhe jonjerëzor, apelojmë publikisht tek institucionet e vendit dhe  faktorët ndërkombëtar:  EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja, Ambasada e SHBA-ve dhe Ambasadat e  shteteve perëndimore që sa ma shpejt të ndërhyjnë e mos të lejojnë që vendi i xhamisë të tjetërsohet.
            Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk heq dorë nga prona e saj, për më tepër nga vendi i xhamisë.
 Ne  angazhohemi  për paqe, mirëkuptim, bashkëjetesë  e tolerancë, por të njëjtën  gjë e presim edhe nga të tjerët.

  • Konkurs

    18 nëntor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Kaçanikut shpall: K O N K U R SPër plotësimi…
  • Konkurs

    11 nëntor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Rahovecit shpall: K O N K U R SPër plotësimi…
  • Konkurs

    5 nëntor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt shpall: K O N K U R S Për plotësimin…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

18 nëntor 2019 Këshilli i Bashkësisë Islame i Kaçanikut shpall: K O N K U R SPër plotësimi…