Ballina Lajme Departamenti i Gruas i BIRK-ut organizoi ligjëratën me temën “Narkomania, dukuri që vret”

Departamenti i Gruas i BIRK-ut organizoi ligjëratën me temën “Narkomania, dukuri që vret”

7 gusht 2019

Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Gjilan, organizoi ligjëratën kushtuar rrezikut të përdorimit të mjeteve narkotike. Ky aktivitet u organizua si bashkëngjitje e rekomandimit të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili ditë më parë, rekomandoi që në të gjitha xhamitë e Kosovës, hytbeja e xhumasë t’i kushtohet dukurisë së përdorimit të mjeteve narkotike.

Ligjëratën me temën “Narkomania, dukuri që vret”, para të pranishmeve e mbajti Merita Boroci, e cila, duke folur rreth kësaj dukurie, u shpreh se: “Narkomania është një dukuri shkatërruese, një kancer i shoqërisë, e cila ka përfshirë mbarë botën, është një dukuri nga e cila shoqëria njerëzore po përjeton dëmin më të madh të shkaktuar. Kjo dukuri bën pjesë në grupin e lëndëve dehëse, të cilat njeriut ia humbasin vetëdijen, kujdesin, ia mbulojnë mendjen dhe ia errësojnë zemrën e njeriut. Për këtë Allahu në një ajet kuranor ka thënë: “O ju që keni besuar, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani…” (El Maide, 90).”

Ndër shkaqet të përhapjes së kësaj dukurie, ligjëruesja Boroci përmendi: “… shoqëria e keqe, shthurja e rendit familjar, mos përkushtimi i prindërve ndaj fëmijëve, mungesa e njohurive të mjaftueshme për pasojat që bartë në vete kjo dukuri, dobësimi i motivit fetar, papunësia, veçmas në radhët e të rinjve, pasuria, luksi dhe shfrenimi etj.”

Në fund të ligjëratës, u përmendën edhe pasojat që vijnë si pasojë e përdorimit të mjeteve narkotike, për të cilat u tha se: “Përdorimi i narkotikëve ka edhe pasojat e veta, ndër të cilat ne kemi veçuar pasojat shëndetësore, nga ku, studiuesit e kësaj fushe kanë numëruar rreth 120 sëmundje, qofshin ato fizike apo psikika, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të narkotikëve, pasojat shoqërore, pasojat fetare, si dhe pasojat ekonomike.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Orari i arritjeve të haxhive në Kosovë

Aeroplani 1 Data: 24.08.2019 (nr. fluturimit: KK9256) (Arritja: 18:00) Këshilli: Prishtine…