Ballina Lajme Myftiu Tërnava priti presidenti e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) z. Christopher Hall

Myftiu Tërnava priti presidenti e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) z. Christopher Hall

Prishtinë, 31 janar 2012Takim

Myftiu Tërnava priti sot presidentit AUK ,z. Christopher Hall, të cilin e njohu me organizimin dhe funksionimin e BIK dhe institucioneve të saja, e posaçërisht me mënyrë e funksionimit të institucioneve arsimore në kuadër të BIK.

Presidenti i AUK, Christopher Hall e  ftoi Myftiun që të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për dialog ndërfetar, që e organizon ky Universitet e që pritet të mbahet në Kosovë në maj të këtij viti ku do të marrin pjese personalitetet më eminente të Botës fetare që përfaqësojnë  fetë monoteiste.  Nga Kisha Katolike – Vatikani do të marre pjesë Cardinali Koch, nga Kisha Ortodokse Ruse, Metropolitani Hilarion, Imam Rauf- nga Qendrës Islame Nju- Jorkut dhe princi i kurorës Hasan bin Talal nga Jordania.
Në këtë konferencë do të marrë pjese edhe fondacioni për Fe i Tony Blerit, ish -kryeministrit i  Britanisë së Madhe.

Myfti Tërnava pranoi ftesën me kënaqësi dhe ofroi kontributin dhe gatishmërinë e BIK për ndihmë në organizmin sa më të mire të kësaj Konference.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Rihapen xhamitë në tërë Kosovën

Prishtinë, 28 maj 2020Që nga sot të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës janë rihapur pë…