Prishtinë, 31 janar 2012

Takim

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot kryetarin e Fushë-Kosovës, Burim Berisha të cilin e njohu për zhvillimet në Bashkësinë Islame të Kosovës në përgjithësi, e për ecurinë e themelimin të Këshillit të BI në Fushë – Kosovë, në veçanti.

 

Myftiu Tërnava theksoi se  themelimi i Këshilli të BI në Fushë-Kosovë ka qenë kërkesë dhe nevoje e kahershme por tanimë edhe kjo ka përfunduar në mënyrën më të mire të mundshme, dhe këtë me qëllim që  qytetarëve dhe besimtarëve atje t’u ofrojmë mundësi dhe shërbime sa më të mira.

 

Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, uroi në emër të Komunës së Fushë- Kosovës për sukseset e vazhdueshme të BIK . Ndërsa për themelimin e Këshilli të BI në Fushë-Kosovë ai tha ky është një hap i madh për Komunën dhe një sukses i madh për të gjithë ne dhe rast për bashkëpunim të ndërsjellë si ne nivel qendror ashtu dhe në atë lokal.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…