Sot, më 26 shtator 2012, Myftiu i Kosovës z.Naim Tërnava priti, në selinë e BIK, kryesuesin e BE-së në Kosovë, ambasadorin Samuel Zhbogar.
 
z. Zhbogar që në fillim u shpreh i intersuar që të informohet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe veprimtarinë e saj.

{jathumbnail}”Jam në dijeni për rolin dhe angazhimin tuaj, i nderuari Myfti, andaj kam ardhur për vizitë sot që të dëgjoj nga ju për punën tuaj,si dhe për vështirësitë me të cilat ballafaqoheni.”- ishin këto fjalët e para të ambasadorit Zhbogar.

Ndërsa, nga ana e tij Myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, e njoftoi ambasadorin me angazhimin e BIK që Kosova të ec përpara në fushën e pjekurisë fetare e politike, dhe ajo që është shumë me rëndësi, të shenoj stabilitet ekonomik.
 
“Tolerancen fetare dhe bashkëjetesën me popuj të cilët flasin gjuhë tjetër dhe besojnë ndryshe, ky popull e ka të rrënjosur thellë në traditën e vet, dhe ne krehonemi me këtë virtyt”- vazhdoi myftiu Tërnava, i cili në vazhdim i foli ambasadorit edhe për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo Bashkësi, duke filluar nga vonesa në rregullimin e pozitës juridike të bashkësive fetare, mosgatishmëria për përfshirjen e lëndës fetare në shkollat publike, si dhe perjashtimi i nxënëseve nga shkollat publike për shkak të mbulesës.
 
Ambasadori Zhbogar,dëgjoi me vëmendje gjithë atë që u tha, dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe në të ardhmën.
 
Që të dy krerët u moren vesh që të vazhdojnë edhe në të ardhmën të kenë takime dhe këmbim mendimesh dhe ideshë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…