Ekipi i Ramazanit nesër mbanë ligjërata dhe hytbe të xhumasë në pesë komuna të Kosovës Prishtinë, 8 qershor 2017 Ekipi i Ramazanit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i përbërë prej 33 personash nesër (9 qershor) për xhuma do të jetë në terren në këto Këshilla të BIRK-së: Gjilan (8), Kamenicë (7), Vushtrri (7), Drenas (5) dhe Mitrovicë (6), ku me këtë rast do të përçohen mesazhe të këtij muaji të bekuar të Ramazanit.