Më 7 maj në prani të  shumë xhematlinjve në mënyrë solemne u  vu gurëthemeli i në themelet e xhamisë së vjetër të fshatin Strellcë (Deçan). Në këtë eveniment fetar nga Kryesia  BIRK-së   të pranishëm ishin  z Ahmet Sadriu, drejtor për shtyp dhe veprimtari botuese, Nexhmedin  ef.Hoxha anëtarë i Kryesis së BIK për rajonin e Pejës. z. Rexhep Luma ndihmës sekretar në BIK dhe  Mr. Rexhep Suma, kryeredaktor i revistës “Dituria Islame” dhe Në pritje të mysafirëve ishte kryetari i KBI të Deçanit, Besim Halilaj me bashkëpunëtorë.

Në emër të KBI të Deçanit me një fjalë rasti  të pranishmëve iu drejtua Musa Ukaj, sekretar në këtë Këshillë, i cili potencoi rëndësinë e institucionit  së xhamisë në jetën e myslimanëve duke i falënderuar të gjitha ata që janë bërë sebep për fillimin  e ndërtimit të  kësaj xhamie  duke lutur Allahun që kjo xhami të jetë në shërbim të popullit dhe  të jetë qendër  e edukimit të të brezave të rinj që të rriten në frymën islame. Në emër të  Kryesisë së BIK dhe emër të Myftiut  mr. Naim Tërnava  fjalën e morri z Ahmet Sadriu, drejtor për shtyp dhe veprimtari botuese, i cili duke uruar xhematlinjëve për këtë projekt tha se kjo është dëshmi se këtu ka besimtarë dhe madhërohet Allahu xh.sh. Ky është një moment i shënuar për fshatin Strellcë dhe për KBI e Deçanit. Kjo është edhe një dëshmi se ky popull dhe ky xhemat kanë besimin në Allahun xh.sh., zbatojnë urdhëresat e tij dhe ndalohen nga  haramet, pra praktikohet islami dhe nuk i frikësohen tjetër kujt  përpos Allahut xh.sh. Muslimanët në xhami e kanë ndërtuar shtetin dhe ka qenë vend i projeksioneve dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhme për tu përgatitur për sfidat e jetës.”Vëllezërit tanë nga Kuvajti kanë ndarë kafshatën e gojës që neve të ka krijojnë  kushte dhe hapësirë  për kryerjen e ibadeteve  dhe ta adhurojmë Allahun këtu dhe  lusim Zotit që ti shpërblejë të gjitha ata që kanë ndihmuar në fillimin e këtij projekti dhe lusim Zotin që sa më shpejt të përfundoj  ndërtimi dhe të falemi bashkërisht në të. Poashtu dua të falënderoj edhe autoritetet komunale që ndanë këtë vend për ngritjen e kësaj xhamie, si dhe Shoqatën KAD nga Kuvajti  me përfaqësuesin e saj  z.Rashid Xharrum

Ndërtimin e kësaj xhamie e mundësoi  Shoqata KAD nga Kuvajti  me përfaqësuesin e saj  Rashid Xharrum që edhe ai i uroi banorët  për këtë  projekt dhe tha se në kordinimn të plotë me Kryesin e BIK dhe në veçanti  me Myftiun Tërnava kemi një  bashkëpunim shumë ngushtë  dhe do të vazhdojmë edhe me projekte tjera. Ky projekt u mundësua nga Bejtuz-zekat nga Kuvajti nëpërmjet shoqatës “Er-Rahmeh” në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me BIK-së.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…