Prishtinë, 7 korrik 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava më bashkëpunëtorë mori pjesë në hapjen solemne të xhamisë “Nur” në Vitomiricë të Pejës.

Në këtë eveniment morën pjesë, donatorë nga Dubai në krye me donatoren e kësaj xhamie, znj. Hamda bint Rashed Alsuvaidi, drejtori i AIITC-së prof. dr. Ramiz Zekaj, kryetari i Komunës së Pejës,z. Gazmend Muhaxheri, kryetar të KBI të rajonit, imamë, përfaqësues nga Policia e Kosovës, KFOR-i, institucione të ndryshme të Kosovës, besimtarë e banorë të shumtë të Vitomiricës etj.

Me këndimin e tekbireve u bë hapja dhe përurimi i kësaj xhamie.

Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi kryetari i KBI të Pejës Musli ef. Arifi i cili shprehu mirënjohje të gjithë atyre që rrugëtuan së bashku që nga gurëthemeli i kësaj axhamie e deri më sot ku po e finalizojmë këtë projekt e në veçanti znj Hamdan që po na e dhuron këtë margaritarë për Pejën.

Në fjalën përshëndetëse myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava shprehu mirënjohje për shtetin mik të EBA-në, për kontributin e vazhdueshëm që japin për Kosovën para dhe pas pavarësisë së vendit si dhe përkrahjen e tyre në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme qoftë edukative, sociale e shpirtërore dhe se Kosova edhe më ka nevojë për këso objekte madhështore.

“Mbi ne kaluan shumë tortura, shtypës e shtypje të ndryshme por asnjë nuk arriti që në këtë 100 vjeçar të fundit që ta fikë e shuaj apo edhe ta zbeh besimin e thellë në Zotin xh.sh., që kanë pasur stërgjyshërit dhe baballarët tanë dhe që kemi edhe ne në zemrat dhe shpirtërat tanë dhe këtë besim do ta bartim edhe tek gjenerata e reja. Ne nuk do të lejojmë aski që të shkel mbi ndjenjat fetare islame në Kosovë sepse kemi për obligim ta ruajmë, rrisim e ta motivojmë e ta përhapim ngase Allahu xh.sh., na urdhëron që ta kom, komunikojmë këtë fe’-tha myftiu Tërnava duke çmuar shumë ardhjen tuaj në Kosovë dhe ju falënderojmë për kontributin tuaj por për ta finalizuar këtë projekt është ndihma e të madhit Zot, pastaj znj, Hamdan si dhe tre njerëzve janë shkaktar kyç që ka erdhi deri në ndërtimin e kësaj xhamie e ata janë: kryetari Gazmend Muhaxheri, dr Ramiz Zekaj dhe kryetari i KBI Musli Arifaj dhe Zoti i shpërbleftë të gjithë.

Kreu i Pejës Gazmend Muhaxheri në fjalë e tij falënderoi BIRK-un dhe donatorin për këtë projekt kaq madhështor për Pejën për kujdesin që ka në pasurimin e vlerave kulturore e shpirtërore të qytetarëve në Kosovës si dhe AIITC-në që ndërmjetësoi në ndërtimin e kësaj xhamie. “Jam i lumtur që sot po e inaugurojmë xhaminë ku të rinj e pleq mund të lusin Zotin dhe me kërkua ndihmë prej Tij, që brezat që vijnë pas nesh të jetojnë në mirëqenie, paqe dhe harmoni”-tha kryetari Muhaxheri.

Në emër të donatores znj. Hamda bint Rashed Alsuvaidi këtë eveniment e përshëndeti znj Fatima Ahmed Alotaiba e cila theksoi se mirësia i kalon kufijtë e shteteve në të mirë të njerëzimit. “Falënderojmë Allahun xh.sh. që na e mundësoi hapjen e kësaj xhamie të madhe e cila është një vepër e madhe islame duke u bazuar në thënien profetike: Kush ndërton një xhami Allahu do t’ia ndërton ati një pallat në xhenet”-tha ajo.

Këtë ngjarje e përshëndeti edhe një kontribuuese tjetër e kësaj xhamie prof. dr. Rafia Ghubash e cila u shpreh se kjo xhamie është nga më të bukura ku ajo ka kontribuar duke u lutur ashtu siç e mbanë xhamie emrin “Xhamia e dritës’ Zoti t’i ndriçon mendjen dhe zemrat e banorëve të cilëve u shërben xhamia e veçanërisht brezave të rinj për këta njerëz të mirë, bujar e të devotshëm që e duan fenë islame dhe i përulen Allahut respekti dhe nderimi është i madh dhe për besimtarët ata janë njerëzit më të dashur”-tha ajo.

Drejtori i AITC-së prof. dr. Ramiz Zekaj në fjalën e tij vlerësoi kontributin e vyer të donatorëve që mundësuan realizimin e këtij projekti. “AIITC në bashkëpunim të ngushtë me BIRK-në formoi një grup pune për hartimin e një projekti të përshtatshëm për ndërtimin e kësaj xhamie dhe pas përpjekjeve ky projekt gjeti përkrahjen e një donatore nga Emiratet e Bashkuara Arabe e cila vjen nga një familje poetësh dhe shumë të çmuar pra, zonjës Hamda Rashed Alsuvaidi të cilën e falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen e saj. Komplekset e tilla me vlera fetare e kombëtare në trevat tona shqiptare janë pjesë e një tradite të gjatë shekullore”-tha dr Zekaj.
Hytben e xhumasë e mbajti myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava kurse namazin e fali kryeimami i KBI të Pejës Enes ef. Goga.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…