Prishtinë, 22 korrik 2017

Me këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore në mënyrë solemne u bë hapja e xhamisë së fshatin Bujan të Lipjanit. Në këtë eveniment nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mori pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës prof.Sabri ef.Bajgora dhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë prof dr. Fahrush Rexhepi. Poashtu në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit, gjeneral Shukri Buja, KFORi turk, hoxhallarë dhe shumë xhematlinjë tjerë.

Në emër të BIRK-ut një fjalë rasti mbajti kryeimami i Kosovës prof.Sabri ef. Bajgora i cili përcolli selamet e myftiut të Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe shprehu falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e xhamisë në këtë fshat.

Ai më tutje tha se xhamia gjithmonë ka qenë vendi i lutjes për myslimanët dhe shërbim për të mirë. Edhe kjo xhami tregon më së miri se si gjithmonë xhamia ka kryer shërbime të ndryshme dhe është vendi ku shpjegohen më së miri mësimet islame dhe vendi ku reflekton dritë e paqe për njerëzimin mbarë. Ne si Kryesi e BIRK-se vazhdimisht kemi qenë aty ku ka kërkuar populli dhe në shërbim të popullit dhe në këtë drejtim nuk do të kursejmë as mundin as kohën. Muslimani gjithmonë ka qenë shëmbëlltyrë e mirë për çfarëdo rrethanë që është ndodhur ku në çdo vështirësi e ka kaluar me sabër dhe nderë. Ai po ashtu tha se edhe këto rrethana qe jemi tash do të jemi të bashkuar ku se shpejti edhe do ta kemi edhe xhamin e madhe në Prishtinë afër objektin të Postës sepse ajo është nevojë për xhematin sepse xhemati në diell në shi edhe në kushte të këqija atmosferike e kryejnë faljen e namazit.

Ne emër të KBI të Lipjanit këtë ngjarje e përshëndeti sekretari Muhamet ef.Neziri duke ifalënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në ndërtimin e kësaj xhamie dhe shprehi bindjen se edhe nëpër fshatrat e tjera të Lipjanit do të ndërtojmë xhami tjera sepse kemi kërkesa ,nga xhemati jonë.

Imami i kësaj xhamie Xhemajl ef.Shabani i falënderoj të gjithë ata që janë bërë sebep për ngritjen e kësaj xhamie si dhe në veçanti Kryesinë e BIRK-së dhe KBI e Lipjanin të cilët vazhdimisht i kanë mbështetur në këtë projekt dhe luti Allahun xh.sh. që nga kjo xhamie të edukohen gjeneratat e reja në frymë fetare dhe kombëtare

Në emër të fshatit për historinë e Xhamisë foli Petrit Buja i cili theksoi se fshati ka kuntribue në aspektin fetar, dhe kombëtar. Ky komunitet ka ndërtuar xhamin në vitin 1943 dhe ju ka shërbyer edhe fshtarve Grack,Breg zi,Gjyrkovc,Topliqan etj. Më 1963 është ndërtuar për të dytën herë kurse më 1983 për të tretën herë kurse sot po e përurojmë për të katërtën herë. Xhamia më herët ka shërbye edhe si shkollë ku gjeneratat e më hershme kanë mësuar alfabetin në gjuhën shqipe. Kurse në aspektin kombëtar, në luftën e UÇK-së, fshati Bujan ka dhanë ndihma të ndryshme por edhe duke i mbrojtur themelet e shtëpisë më 1912 janë masakruar 48 vetë ku sot me krenari e mban emrin kjo xhami Martirët e Bujanit 1912 .

Në këtë xhami shërbyen shumë hoxhallarë si hoxhë Muharremi, hoxhë Behxheti, hoxhë Gania,hoxhë Rifati dhe tani na shërben hoxhë Xhemajl Shabani.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…