Prishtinë, 20 nëntor 2014
Me ftesë të zëvendëskryeministrit të Kuvajtit, Muhamed Haled al-Sabah, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqeruar nga kryetari i Kuvendit të BIK, Mr. Ajni Sinani dhe ndihmës shef kabineti, Mr. Besim Mehmeti po qëndron per në vizitë pune në Kuvajt.
Delegacionin e BIK në Aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit priti zv. Ministri, Adil Falah dhe zv. Ministri i dytë, Halif Athineh.
Së pari, Myftiu Tërnava vizitoi kompleksin qeveritar të Kuvajtit ku gjenden të gjitha ministritë e Qeverisë së Kuvajti. Myftiu fillimisht zhvilloi një takim në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame me zëvendësministrin e Vakëfit, Adil Falah, të cilin Myftiu e njohu me veprimtarinë e Bashkësisë Islame e posaçërisht u ndal tek gjendja e vakëfeve në Kosovë, ku theksin e vuri tek uzurpimeve e tjetërsimeve që u janë është bërë vakëfeve nga ish –sistemet dhe regjimet që sunduan Kosovën.
Myftiu gjithashtu e njohu zëvendësministrin e vakëfeve edhe me arritje që janë bërë në këtë fushë që nga përfundimi i luftës e këndej.
Zëvendësministri i Vakëfeve të Kuvajtit dhe Myftiu i Kosovës u dakorduan që në të ardhmen të shihet mundësi për krijimin e vakëfeve të reja si burim i përhershëm për mbarëvajtjen e institucioneve fetare.
Nikoqiri shprehu admirimin e Ministrisë se tij për angazhimet e BIK në promovimin e frymës së tolerancës dhe bashkëjetesë në Kosove duke theksuar se Kosova është shembull për këto virtytet të kultivuar tash e sa dekada.. Ai gjithashtu e përgëzoi Myftiun Tërnava për përzgjedhjen e tij si anëtar i delegacionit cili zhvilloi takime në Forumin e Tretë të dialogut ndërfetar cili i mbajt në Selinë e Papes në Vatikan.
Po ashtu zëvendësministri, Adil Falah në shenjë respekti shtroi drekë në Hoteli “SHERATON” ku ishin të ftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë.
Delegacioni i BIK zhvilloi takime edhe me Dr. Abdul Muhsin al-Kharafi, sekretari gjeneral te Vakëfeve në Kuvajt, gjithashtu edhe ne Bejt Zekat ( Shtëpinë Zekati) ku u diskutuan fushat e bashkëpunimit me këto dy institucione të rëndësishme të Kuvajtit me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës së BIK.{gallery}vzkwt{/gallery}