Dje, më  26 tetor 2015, në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit, organizuar nga OSBE-ja, Zyra regjionale, u mbajt punëtori për ngritjen e tolerancës e dialogut ndërfetar e  ndëretnik në Komunën e Lipjanit, ku morën pjese  të rinjtë e komuniteteve të ndryshme  dhe delegatë të Kuvendit komunal, drejtorë të shkollave, profesorë, etj.

Takimin me një fjalë përshëndetëse e hapi  zv/kryetari i Komunës, Sefer Tasholli, per t’i dhënë fjalën më pas edhe Këshiltarit të  Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës,  Vedat ef. Sahiti, i cili mbajti ligjëratën “Bashkëjetesa, urdhër hyjnor”. Ndërsa, nga Kisha Ortodokse Serbe i pranishëm qe prifti Srdjan Stankovic.

Gjatë takimit u diskutua për ngritjen e vetëdijes rreth  kundërshtimit të gjuhës së urrejtjes, avancimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe kultivimit të tolerancës ndërfetare.

Të gjithë pjesëmarrësit e kanë cilësuar si shumë të rëndësishme këtë punëtori.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…