Prishtinë, 9 tetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë sot në vënien e gurthemelit të xhamisë së re në Lipjan,një dëshirë e kamotshme e qytetarëve të kësaj komune po bëhet realitet nga shteti i Katarit i cili ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj xhamie. Në këtë eveniment merrnin pjesë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, administrata e KBI të Lipjanit, hoxhallarë dhe shumë xhematlinjë tjerë.
Me këtë rast në një fjalë rasti mbajti Myftiu Tërnava i cili ka falënderuar shtetin e Katarit që po vazhdon ta ndihmojë shtetin e Kosovës në ngritjen infrastrukturore të nevojave të BIK-ut. Ai duke uruar banorët, falënderoi edhe donatorin për këtë gjest të madh dhe u shpreh tejet i lumtur që dita-ditës po ndërtohen xhami të reja, ku besimtarët mund të kenë mundësi t’i kryejnë ibadetet ndaj Zotit. ’’Katari ka ndihmuar para, gjatë dhe pas luftës duke filluar nga gjëra më elementare kur populli ynë u deportua dhunshëm nga Kosova. Shteti I Katarit nuk e ka harruar Kosovën, edhe pas luftës dhe kthimit të popullatës në Kosovë filluan në ndihmojnë. Xhamitë në të kaluarën dhe tash kanë reflektuar vetëm dritë, ardhmëri, dashuri dhe respekt ndaj njëri tjetrit dhe vatanit, andaj këtu do të mësojnë gjeneratat e reja që nga sot e deri në kijamet. Këto do të adhurohet Zoti, do të qojmë salavat mbi MUhamedin a.s., dhe BIK do të mundohemi që të kemi edhe më faltore të bollshme për nevojat e e xhematit tonë.
Ndërsa zv/drejtori i Shoqatës Qatar, Navaf al Hamadi, tha se vëllazëria dhe bashkëpunimi mes neve ka qenë de do të jetë në të ardhmen dhe i falënderojmë edhe donatorët të cilët kanë dhënë nga pasuria e tyre për ndërtimin e kësaj xhamie.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Lipjanit Zaim ef. Baftiu , duke falënderuar donatorin uroi që iniciativa e tij për ndërtimin e kësaj xhamie të shërbej si shembull për të tjerët dhe ka qenë nevojë dhe domosdoshmëri për komunitetin dhe do të jetë në shërbim të gjenerate të reja dhe popullin tonë.
Nga ana e tij edhe kryetari i Lipjanit, z.Imri Ahmeti shprehu rëndësinë e kësaj xhamie që ka për vetë BIK-un dhe infrastrukturën e vendit dhe po kompletohet një infrastrukturë jashtëzakonisht e bukur.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…