Me rastin e 17 Shkurtit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës uron të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë.

Dita e 17 Shkurtit shënon historinë më të re të Kosovës dhe ngjarjen e saj më madhështore, që është shpallja e pavarësisë.

Në këtë ditë kur kujtojmë kthesën më të madhe për kombin duhet të reflektojmë, në rend të parë, duke qenë falënderues ndaj Krijuesit Fuqiplotë, ndaj të gjithë atyre brezave që me sakrificën e gjakun e derdhur të dëshmorëve jetësuan ëndrrën shekullore dhe ndaj gjithë faktorit ndërkombëtar, botës së lirë që na ndihmuan të jetësojmë idealin e kahmotshëm.

Tani që kemi plotësuar dekadën e parë si shtet, kemi hyrë në fazën kur më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkim e bashkërendim detyrash e obligimesh në të gjitha nivelet institucionale duke ruajtur unitetin tonë veprues, ngase lufta për shtetndërtim ka qenë dhe vazhdon të na jetë sfidë siç ka qenë edhe për kombet e mëdha në historinë e tyre.

Pavarësimi është një moment, i cili, në fakt, hap një histori të re, me përgjegjësi e detyra të reja e të shumta, në fokus të të cilave është dinjiteti i qytetarit dhe mirëqenia e tij.

Bashkësia IsIame e Kosovës është e perkushtuar që, amanetin e ulemasë sonë për t’i dalë zot vatanit, ta ruajë e ta kultivojë si një nga vlerat më të larta dhe do të jetë e pakompromis në luftën kundër çdo ideologjie radikale që rrezikon sigurinë dhe imazhin e vendit tonë.

Edhe një herë, gëzuar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…