Urimi i Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava për festën e Fitër Bajramit Me emrin e Zotit Mëshiruesit Mëshirëplotë Falënderimi i takon Zotit të botëve , Atë e madhëron çfarë ka në tokë eçfarë ka në qiej Ai është i Gjithëpushtetshmi, Apsoluti.Salatet e selamet tona ia dërgojmë më të mirit të njerëzisë Muhamedmustafasë ,familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij besnik. Të dashur besimtarëTë nderuar qytetarë të KosovësVëllezër e motra Sonte, në vaktin e iftarit besimtarët mysliman mbyllin agjërimin e muajittë madhëruar të ramazanit, një ndër themelet e besimit islam, i cilikryhet nga besimtarët vetëm për Krijuesin e gjithësisë.Agjërimi si ibadet në vete ngërthen vlera të shumta, përmes së cilavebesimtarët arrijnë kënaqësinë e Krijuesit, ndaj të cilit me sakrificë dheme devocion unik shprehim përkushtimin e dashurinë ndaj Zotit. Po ashtu agjërimi i muajit të madhëruar të ramazanit e bënë besimtarinmë të kujdesshëm e më të ndjeshëm ndaj familjes, farefisit rrethit eshoqërisë, pra e bënë më të dashur, më të urtë e më human.Misioni i agjërimit është të disiplinoj e fisnikëroj njeriun e komunitetin,ta ringjallë shpirtëroren përballë materiales, të mirën kundër të keqes,humanen e solidaren kundër egos e koprracisë, ndjesinë e përgjegjësisëndaj papërgjegjësisë e kështu me radhë, vlera këto që i japin kuptim esubstancë misionit të njeriut në këtë botë.Ne gjatë gjithë muajit të ramazanit, të cilin po e përcjellim sot shtuamlutjet e ibadetet tona, ishim më afër mësimeve Kuranore, më afërporosive të Pejgamberit a.s.dhe më të ndjeshëm për ata që kanë nevojëpër ndihmën e përkrahjen tonë.Me një fjalë, edhe në vepër manifestuam përkushtimin e besimin nëZotin Një, gatishmërinë tonë për falje dhe fuqinë tonë për bamirësi esolidaritet.Agjërimi i muajit të madhëruar të ramazanit kërkon përkushtim,sakrificë,, disiplinë rregull e qetësi – parime këto që e veçojnë këtëibadet e këtë muaj. Vëllezër e motra!Ky Ramazan për ne si edhe për të gjithë besimtarët e botës qe më iveçantë, ngase siç dihet tash e një kohë po përballemi me virusin Covid-19 që tashmë është në shkallë të pandemisë globale.Për shkak të pandemisë ne myslimanët jemi privuar nga namazet nëxhami, kështu që gjatë ramazanit përveç namazeve tjera na ka munguaredhe namazi i teravisë, na kanë munguar vizitat e iftaret te njëri tjetri qëgjithashtu janë prej nimeteve të këtij muaji, mirëpo ne me qëllim tëruajtjes së shëndetit tonë dhe mbrojtjes së jetëve të njerëzve tanë, tëgjitha ibadetet e lutjet e nevojshme i kemi kryer në ambientet tonafamiljare dhe kemi shndërruar shtëpitë tona ne xhami .Kujdesin për shëndetin publik e kemi urdhër nga i madhi Zot dhe ngaporositë e Pejgamberit tonë të dashur Muhamed Mustafasë a.s. si dhenga mësimet dhe praktikat e mjekëve te hershëm myslimanë.Sipas njohësve të fushës, pandemia po shkon drejt fundit, mirëpo virusiështë ende i pranishëm në mesin tonë, andaj na duhet edhe pak durim,edhe pak disiplinë e rregull që të dalim me sa më pak pasoja nga virusinë fjalë.Nëse kemi kuptuar drejt dhe kemi përvetësuar mësimet e virtytet që jepagjërimi për besimtarët, atëherë duhet të jemi të durueshëm ngaseagjërimi është simbol i durimit e qëndrueshmërisë, andaj na duhetdurim se vërtetë durimi, rendi e rregulli janë parime të fesë sonë. Populli ynë në vazhdimësi ka ditur që të rreshtohet drejtë, gjithherë kamanifestuar kulturë të lartë të përgjegjësisë , qoftë si individ po edhe sishoqëri.Kjo më së miri u dëshmua edhe tani me rastin e pandemisë, ku mezbatimin dhe aplikimin e udhëzimeve profesionale nga kompetentët,vërtetë treguam kulturë të lartë e përgjegjësi qytetare, dhe kështu kemiarritur të përballojmë mirë pandeminë që rrezikon shëndetin publik.Vëllezër e motraNe nesër kemi festë, festë e cila vije pas përfundimit të muajit tëagjërimit- ramazanit, shkaku i pandemisë nuk do kemi mundësi që tëfalim namazin e bajramit, andaj ju ftoj te gjithëve që të ruani karakterinfestiv të bajramit në shtëpitë tuaja me familje, pranë të dashurve tuaj.Ju porosis që të shmangni vizitat tradicionale që bëhen për Bajram,sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar ende, ndërsa ne me veprimettona dhe disiplinën tonë mund të bëjmë që ky virus të dobësohet dhesa më parë të shpallim fitoren ndaj kësaj pandemie. Duke lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet e punëttona të mira, kudo që jeni ju përgëzoj e ju uroj të gjithëve Festën e fitërbajramit. Me hajr e me të mira na qoftë fitër Bajrami