Unioni Studentor i Fakultetit të Studimeve Islame shtroi iftar

Prishtinë, më 29 mars 2023

Unioni Studentor i Fakultetit të Studimeve Islame së bashku me profesorët shtruan iftar të përbashkët. Në këtë iftar mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë. Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Islam Hasani, i cili i falënderoi studentët për iniciativën dhe realizimin këtij iftari dhe vlerësoi aktivitetet e tyre si shumë të vyeshme.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili tha se Fakulteti i Studimeve Islame si dhe Medreseja “Alauddin” në Prishtinë, e kanë dhënë provimin e tyre. Studentë dhe medresistët e ujitën tokën e Kosovës me gjakun e tyre të njom për t’i dhënë kuptim jetës në Kosovë për të vazhduar ne me punën tonë të mëvonshme në ngritjen e çdo gjëje që shkon në të mirë të mirë të vendit dhe fesë sonë. Ai duke vazhduar më tej ofroi mbështetjen e plotë për studentët ndaj çdo nisme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Mbahet tryezë shkencore me rastin e 120-vjetorit të lindjes së hfz Fahri ef. Iljazit

Prishtinë, 8 qershor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës- Institutit për Hulumtime…