Dekleratë për opinion e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me rastin
e vrasjes së dy ushtarëve amerikan në Frankfurt të Gjermanisë
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës e tronditur ka marrë lajmin për vrasjen e dy ushtarëve amerikan dhe plagosjen e dy të tjerëve në Frankfurt të Gjermanisë.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besmitarëve tanë i shprehim ngushëllimet më të thella popullit amerikan, ushtrisë amerikane, autoriteteve amerikane dhe familjeve të të vrarëve për këtë humbje të jetës së më të dashurve të tyre.
Dënojmë çdo akt terrorist pavarësisht se kush e kryen atë, pa marrë parasysh qëllimin dhe motivin, ndonëse për ne ky rast është edhe më i rënd kur në të është implikuar një individ me origjinë nga Kosova.
Të sulmosh ushtarët e një vendi mik që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përpos që është një akt makabër e terrorist, s’ka dyshim se është edhe një atak kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe kundër interesave të popullit shqiptarë..
Mirëpo, edhe njëherë, shprehemi qartë se populli i Kosovës dhe besimtarët e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me dhunën, vrasjet e terrorizmin.
Shprehim mirënjohjen tonë për shtetin dhe popullin amerikan, për kontributin e dhënë për Kosovën dhe vlerat demokartike. Jemi të bindur se ky akt nuk do të ndikoj në marrëdhëniet tona të veçanta me popullin dhe Qeverinë amerikane.
Kryesia e BI-së, edhe me këtë rast, i shpreh mbështetje të fort dhe të parezervë qeverisë amerikane me bindje se dy popujt do të gjejnë forcën e aryes në tejkalimin e kësaj tragjedie.
Myftiu i Kosovës,
Mr. Naim Tërnava