Prishtinë, 16 janar 2021

Komisioni i përkohshëm për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht në objektet fetare – xhamitë, në territorin e Republikës së Kosovës, i përbërë nga anëtarët, Fatmir ef. Iljazi, Rexhep ef. Luma dhe Besim ef. Mehmeti, vizituan dhe inspektuan xhamitë e përmbytura nga vërshimet e shirave që ndodhen ditë më parë. Kjo vizitë u realizua me qëllim të inspektimit, konstatimit dhe të faktimit të gjendjes reale të zonave/xhamive të prekura dhe të përmbytura nga uji.

Nga vërshimet dhe përmbytjet e datës 11 janar 2021, u konstatua se janë dëmtuar xhamia e fshatit Konjuh, xhamia e fshatit Banullë të Lipjanit, së bashku me objektet përcjellëse, xhamia e fshatit Vojnoc (Zotaj) të komunës së Shtimes, si dhe xhamia e vjetër e fshatit Livoq i Epërm, në komunën e Gjilanit, e cila si pasojë e vërshimeve është rrënuar tërësisht.

Xhamitë e vërshuara nga uji, me përjashtim të xhamisë së vjetër të fshatit Livoq i Epërm, vazhdojnë të jenë funksionale pas tërheqjes së ujit, derisa për pjesët e dëmtuara u vendos që në bashkëpunim me këshillat përkatës dhe me ndihmën e xhematit, të sanohen dëmet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm. Gjithashtu, u sugjerua që në bashkëpunim me organet kompetente komunale të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje për rregullimin e infrastrukturës, me qëllim që rastet e tilla të depërtimit të ujit në xhami të mos përsëriten në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…