Prishtinë, më 8 prill 2024

Sot, në fund të muajit të bekuar Ramazan, me një atmosferë madhështore, është vendosur gurthemeli i xhamisë së “Haxhi Veselit” në Mitrovicë.

Në këtë ceremoni, përveç besimtarëve dhe hoxhallarëve të shumtë, mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Ekrem ef. Avdiu dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri.

Myftiu Tërnava tha se xhamia në trojet shqiptare ka një rol unik, për shkak se gjithnjë ka shërbyer për adhurim ndaj Zotit dhe për çështjet fetare e kombëtare.

Kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Ekrem ef. Avdiu, tha se kjo xhami, po fillon të ndërtohet sot, për shkak se xhamia e vjetër nuk po përmbushte kërkesat e banorëve.

Nënkryetari i Komunës, z. Arian Tahiri, shprehu mbështetje për një projekt të tillë, siç tha ai “që mban gjallë shpirtin e Mitrovicës”.

Kjo xhami filloi të ndërtohet nga sot dhe pritet të përfundojë shumë shpejt që të shfrytëzohet nga besimtarët.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…