Prishtinë, më 19 shkurt 2025

Me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve dhe hoxhallarëve nga vende të ndryshme të Kosovës, sot në varrezat e fshatit Orllan, pranë kullës së dëshmorit Zahir Pajaziti, u varros imami i këtij fshati, Shefqet ef. Pajaziti.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili njëkohësisht edhe i priu faljes së namazit të xhenazes.

Ai para të pranishmëve çmoi dhe nderoi lart personalitetin e imamit Shefqet ef. Pajaziti. Myftiu Tërnava tha se sot, jo vetëm Orllani dhe Podujeva, por edhe tërë Kosova dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë humbur një punëtor të dalluar. “Mulla Shefqeti ishte një punëtor i zellshëm, një imam që kontribuoi jashtëzakonisht shumë për edukimin e brezave të rinj, një luftëtar që i ktheu pushkën armikut kur ishte nevoja, andaj me këtë rast porosis edhe familjen që të jenë krenarë për familjarin dhe hoxhën e tyre” – tha ndër të tjera Myftiu Naim ef. Tërnava.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që një mesazh t’ua drejtoi edhe ish-nxënësve të tij, duke i porositur ata që ta vazhdojnë rrugën e mësuesit të tyre dhe të ndihen krenarë për të.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…