Prishtinë, më 25 korrik 2024

Me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Mehmet Nuri Ersoy, kryetarit të DIJANET-it të Turqisë, dr. Ali Erbash, drejtorit të Përgjithshëm të Vakëfeve të Turqisë, z. Sinan Aksu dhe një numri të besimtarëve, sot në Prishtinë u bë përurimi i xhamisë “Pirinaz”, e cila së fundmi është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë.

Duanë me rastin e përurimit të kësaj xhamie e bëri kryetari i DIJANET-it, dr. Ali Erbash.

Gjatë ditës, Myftiu Tërnava së bashku me delegacionin e lartë nga Turqia, vizituan edhe xhaminë “Alaudin” në Prishtinë, e cila  është restauruar nga po e njëjta Drejtori.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…