Prishtinë, 21 tetor 2021
Me ftesë të Komiteti Shqiptar të Helsinkit (KShH), kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, po merr pjesë në Konferencën rajonale “Rimendimi i Tolerancës Fetare midis Partnerëve të Ballkanit Perëndimor”.
Kjo Konferencë po mbahet në kuadër të nismës “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”, ku janë mbledhur së bashku përfaqësues të komuniteteve fetare nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, partnerë të shoqërisë civile në rajon, përfaqësues akademikë, si dhe përfaqësues të medias si një aktor kyç kontribuues në promovimin e paqes, sigurisë dhe rritjen e tolerancës reciproke fetare.
Pjesëmarrësit diskutuan pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi situatën dhe nivelin e respektimit të lirisë fetare dhe dialogut ndërkulturor, bashkëpunimin ndërbesimtar dhe ndërfetar ndërmjet vendeve të rajonit.