Prishtinë, 9 korrik 2020

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen  e radhës, në të cilën u diskutua dhe u analizuan dy numrat e fundit të revistës 349-354. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, mr. Ramadan Shkodra, dr. Ejup Haziri, dr. Valon Myrta, mr. Mustafë Hajdari dhe mr. Vaxhide Bunjaku.

Në fjalën e hapjes, kryeredaktori Sinani, prezantoi i rendin e  ditës dhe shfaqi bindjen  dhe vlerësimin e përgjithshëm të  artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi  prurjet cilësore të këtyre dy numrave. Ai po ashtu gjatë fjalës së tij falënderoi për angazhimin dhe punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani. Më pas  anëtarët e redaksisë  paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt  e publikuar në revistë, duke nxjerr në pah peshën dhe vlerat që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe opinioni i gjerë, si dhe u bisedua edhe për pamjen vizuale e strukturore që kanë pasur numrat e kaluar. Numri i ardhshëm pritet që të botohet shumë shpejt.Kjo është mbledhjja e fundit e kësaj redaksie në këtë përbërje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…