31 tetor 2019

Sot, u mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”, në të cilën u analizuan numrat 344/5 dhe 346.  Mbledhjen e hapi kryeredaktori i revistës dr. Ajni Sinani, i cili fillimisht uroi anëtarët e redaksisë për punën dhe angazhimin që po bëjnë duke theksuar se edhe më duhen shtuar angazhimi dhe përkushtimi ndaj artikujve që revista “Dituria islame” të dalë sa më mirë dhe sa më profesionale.

Nga ana tjetër, anëtarët e redaksisë gjatë kësaj mbledhjeje shfaqën mendimet, sugjerimet si dhe propozimet e tyre që kjo revistë të begatohet edhe më shumë dhe të vazhdojë me prirjet bashkëkohore të zhvillimit dhe të komunikimit sa më mirë me opinionin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…