Prishtinë, më 27 korrik 2022

Tetë nxënëse të xhamisë së Bardhoshit, këtë të mërkurë bën duan e hatmes, pasi që me sukses të plotë kanë përfunduar leximin e Kuranit.

Nxënëset së bashku me mësuesen e tyre përgjatë dy viteve kanë mësuar fillimisht leximin e shkronjave e më pas edhe kanë lexuar Kuranin në gjuhën origjinale.

Nxënëset shprehen të lumtura me rastin e duasë së hatmes, ato thonë se vështirë e kanë të përshkruajnë ndjenjat e tyre këtë ditë.

Mësuesja që udhëhoqi këto nxënëse deri tek hatmeja e Kuranit, thotë se rëndësia e madhe që ka mësimi i leximit të Kuranit po e bën që të vazhdojë të jetë pranë këtyre nxënëseve.

Vaxhide Bunjaku nga Departamenti i Gruas u bëri thirrje që të mos ndalen vetëm me leximin e kuranit, por të vazhdojnë edhe më tej.

Në xhaminë e Bardhoshit ku u zhvillua ky aktivitet, janë përmbi 100 nxënës të cilët janë të angazhuar me mësim-besim, lexim Kuranit dhe memorizimin e tij përmendësh. Aktivitete të tilla të ngjashme zhvillohen edhe në xhamitë e tjera në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…