Prishtinë, më 21 tetor 2023

Më 21 tetor 2023, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e tij konstituive, me ç’rast u konstitua me sukses Kuvendi i ri në përbërje prej 31 anëtarëve të ri. Delegatët e ri të posa certifikuar propozuan për kryetar të Kuvendit, Ajni Sinani dhe Jashar Salihun, si dhe për nënkryetar, Rrahim Aliun dhe Jetish Berishën. Me anë të votave të fshehta, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë të Kosovës u zgjodh Ajni Sinani, ndërsa nënkryetar Rrahim Aliu.

Anëtarët e komisioneve të Kuvendit të BIK-ut u zgjodhën:

Komisioni Administrativo-juridik: Kujtim Bislimaj, Vehbi Shatri, Ajhan Begiri dhe Enes Goga – rezervë.

Komisioni Fetaro-arsimor: Sead Kelmendi, Iljaz Mustafa, Jashar Salihu dhe Besnik Arifi – rezervë.

Komisioni për parashtresa dhe ankesa: Idriz Xhigoli, Burim Arifi, Xhafer Ahmeti dhe Blerim Musliu – rezervë.

Komisioni Financiar: Nehmedin Dernjani, Xhafer Fejziu, Smajl Mustafa dhe Eset Qerimi – rezervë.

Komisioni Kushtetues: Haki Hoxha, Islam Cakaj, Jetish Berisha, Fadil Idrizi, Lulëzim Kastrati dhe Abedin Osmani – rezervë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…