Prishtinë, më 30 mars 2023

Sot, me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe të ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Hefzi, në Prishtinë, u inaugurua programi i kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, mbretit Selman bin Abdulaziz al Saud për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e hurmave në Kosovë.

Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin Hefzi për pjesëmarrjen e tij në këtë inaugurim, e me këtë rast shprehu falënderime edhe për shtetin e Arabisë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimi i mirë ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës së Arabisë Saudite.

Nga ana e tij, ambasadori Hefzi, shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe për gatishmërinë e BIK-ut që të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Ambasadës Saudite. Ai çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame për promovimin e vlerave qytetare dhe për harmoninë ndërfetare që ekziston në Kosovë.

Në fund, si pjesë e këtij projekti, u shtrua edhe iftar i përbashkët për anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Kuvendit të BIK-ut, në të cilën mori pjesë edhe ambasadori z. Faisal Hefzi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …