Feja islame vlerëson gruan njësoj si Burrin,

Më 8 maj 2013 në Prishtinë përfaqësues të Agjencive të Kombeve të Bashkuara (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë) UNFPA-misioni në Kosovë  bashkërisht me Kryesinë e Bashkësisë Islame organizuan  Tryezën e rrumbullakët “Roli i islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore”, ku u vlerësuar  se dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë shqetësuese dhe lufta kundër saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Gjatë debati mbi rolin e islamit në parandalimin e dhunës ne baza gjinore, u tha se dhuna ndaj gruas bie ndesh edhe me qasjen e besimit islam.

Në fjalën hyrëse znj. Osnat Lubrani – përfaqësuese e UNFPA-së  në Kosovë tha se dukuria e dhunës gjinore tejkalon kufijtë kombëtar, kulturor, racor e fetar. Ajo mund të ndodh në mesin e njerëzve shumë të pasuar dhe njerëzve shumë të varfër. Dhuna shkatërron jo vetëm jetën e grave por edhe të fëmijëve të tyre dhe  është me pasoja shumë të mëdha për tërë shoqërinë – Ndërsa duke folur për trajtimin që i bën islami femrës znj. Lubrani tha “Islami vlerëson gruan si edhe Burrin, Kurani i shenjet i paraqet gra dhe burrat si individ të barabartë”.
Ndërsa Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, pasi i bëri një vështrim  motive e shkaqeve që çojën te dhuna ndaj femrës, u shpreh Islami urdhëron në dashuri e respekt ndaj gruas e jo dhunë, urrejtje, sharje të çfarëdo lloji qofshin ato. Mirësjellja me gra është urtësi e urdhëruar nga i Madhi Zot.
Me tutje Myftiu duke folur për rolin që ka gruaja në shoqëri tha “Gruaja është elementi – struktura më e fortë brenda familjes, nëna-gruaja është ajo e cila gatuan një komb. Në shikimin e islamit ajo është aq e shenjët sa që Pejgamberi na thotë: ”Xheneti është nën këmbët e nënës”. Përpjekja për ti dhënë asaj ndonjë vend apo trajtim tjetër është ta vulgarizosh atë. Ajo është edhe një heroinë dhembshurie, ajo dridhet mbi kokën e fëmijëve të sajë, me ndjenjën e madhe dhembshurie që i ka fal Allahu xh.sh”.

Mr. Besa Ismaili – ligjëruese në FSI tha se Mësimet Islame kërkojnë që njerëzit të bashkohen dhe që harmonia, bashkëpunimi dhe prosperiteti të jetë për të dyja gjinitë. Dhuna thyen individin, familjet dhe bashkësitë dhe i pengon njerëzit të arrijnë kapacitetet e tyre shoqërore dhe shpirtërore. Thyen shoqërinë dhe prodhon marrëdhënie të bazuara në mosbesim, agresivitet dhe jotolerance. Dhuna është në kundërshtim me Islamin, mësimet e Muhamedit a.s dhe praktikat e myslimanëve të dijshëm dhe të devotshëm!
Referuan edhe Visar Gjakova dhe znj. Nora Huseinovic-Veliu.
Pas një debati konstruktiv qe konstatim i përbashkët se lufta kundër dhunës ndaj femrës kërkon një qasje gjithëpërfshirëse.
Sipas organizatorit UNFPA kjo Tryezë shënon fillimin e i një vargu debatesh me bashkësitë fetare.

{gallery}tryezgra{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…