Prishtinë, 24.05.2014
Të shtunën më 24.05.2014 Departamenti i Të Rinjve i BIK-ut organizoi turnir në Futsall me këshillat e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Në këtë turnir morën pjesë njëzet ekipe.
1.KBI-Podujevë 2.KBI-Viti 3.KBI-GJilan 4.KBI-Malishevë 5.KBI-Rahovec 6.KBI-Ferizaj 7.KBI-Mitrovicë 8.KBI-Lipjan 9.KBI-Kaçanik 10.KBI-Vushtrri 11.Medreseja Alaudin Prishtinë 12.KBI-Prizren 13.KBI-Shtime 14.KBI-Pejë 15.KBI-Obiliq 16.KBI-Skënderaj 17.KBI-Drenas 18.KBI-Prishtinë 19.KBI-Fushë Kosovë dhe 20.Kryesia e Bashkësisë Islame.
Pas zhvillimit të ndeshjeve në një atmosferë shumë vëllazërore vendi i parë i Takoi KBI të Prizrenit, vendi i dytë KBI të Malishevës dhe vendi i tretë KBI të Lipjanit. Golashënuesi më i mirë në këtë turnir u shpall Ali Berisha nga KBI-Prizren, ndërsa lojtari më fair play Sead Bahtiri
Organizatorët e këtij turniri kishin paraparë edhe shpërblime për tri vendet e para, për golashënuesin më të mirë, si dhe për lojtarin më fair play.
Shpërblimet ishin si në vijim:
Golashënuesi më i mirë: Top të Futbollit
Lojtari më fair play: Pipi i referit
Vendi i tretë: Medalje të bronzta dhe 100euro
Vendi i dytë: Medalje të argjendta dhe 150euro
Vendi i parë: Medalje të arta, Kupa e turnirit dhe 200euro.
Turniri filloi në ora 09:00 dhe u mbajt në fushën e sportit në Medresenë e mesme Alaudin në Prishtinë. Ndeshjet i referoi profesori i edukatës fizike Njazi Ukshini.{gallery}trn14{/gallery}