Prishtinë, 16 prill 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef.  Tërnava, gjatë vizitës në Turqi ka qenë në Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, ku u prit nga drejtori gjeneral, Dr. Adnan Ertem dhe bashkëpunëtorët e tij.
Myftiu Tërnava falënderoi z. Ertem për mbështetjen dhe kontributin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve, sidomos për punën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë, duke marrë përsipër restaurimin e një numri të konsiderueshëm të objekteve me rëndësi për trashëgiminë tonë kulturore.

Përveç objekteve që deri tani veç është marrë përsipër restaurimi i tyre, sot u nënshkrua edhe një protokoll bashkëpunimi për restaurimin edhe të pesë objekteve sakrale e me vlerë dhe rëndësi të veçantë për trashëgiminë islame në Kosovë. Tani, Drejtoria e Vakëfeve do të restaurojë edhe këto objekte: Medresenë e Vogël në Gjakovë, Kutubhanen e Hadum Agës, pastaj edhe disa xhami të Gjakovës, Sahatkullën në Mamushë, si dhe xhamitë “Alaudin”,  “Pirinazi” dhe “Xhaminë e Viçit” në Prishtinë, xhaminë “Bajrakli” në Pejë dhe xhaminë “Gazi Ali Beu” në Vushtrri.
Nga ana e tij, drejtori i Drejtorisë së Vakëfeve, Adnan Ertem, ka çmuar lart bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke premtuar se në të ardhmen do të vazhdohet edhe me projekte të tjera.{gallery}trkprll15vkf{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…