Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 9 nëntor 2022, ka ndërruar jetë imami i xhamisë së fshatit Vlashnje të komunës së Prizrenit, Behlul ef. Hoxha.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 9 nëntor 2022, në orën 15:30, në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!
Biografi e shkurtër
Behlul ef. Hoxha lindi më 22 qershor 1964 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e kreu në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Studimet më pas i vazhdoi në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Që nga vitit 1984 punoi si imam i rregullt në xhaminë e fshatit Vlashnje të komunës së Prizren.