Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 25 korrik 2022, ka ndërruar jetë mulla Nazmi ef. Sylejmani.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 25 korrik 2022, në kohën e namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Topanicë të komunës së Kamenicës.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Biografi e shkurtër

Nazmi ef. Sylejmani lindi më 25.08.1936 në Topanicë. Mësimet e para fetare i mori nga ish – imami i xhamisë së Topanicës, mulla Selimi për dy vite. Mësimet e fesë islame i vazhdoi te mulla Hysen Hyseni në Tërnoc prej vitit 1957 deri në vitin 1961. Më pas e kreu me korrespondencë Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Prej vitit 1984 deri në vitin 1987, ai punoi imam në xhaminë e Kamenicës. Në janarin e vitit 1987, filloi detyrën e imamit të xhamisë në vendlindjen e vet në Topanicë, ku edhe pas daljes në pension ka punuar në detyrën e imamit deri në fund të vitit 2009. Ai ishte njëri ndër imamët shumë aktiv. Tek ai i përfunduan mësimet në mejtepin e xhamisë dhjetëra gjenerata të fëmijëve të fshatit. Mulla Nazmiu ishte edhe anëtar i shoqatës “Ilmije”, referent fetaro-arsimor në Këshillin e BI-së së Kamenicës, si dhe për disa vite ishte anëtar i këtij Këshilli.

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…